PD Barka Nderkombetaret te monitorojne regjistrimin
Deputeti minoritar i mazhorances parlamentare Kosta Barka kerkon monitorim nderkombetar per procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi. Ne nje deklarate per median deputeti i PD-se Barka duke e cilesuar censusin si korrigjimin e nje gabimi te rende historik dhe si respektimin e nje te drejte legjitime te pakices dhe individeve u beri thirrje gjithe faktoreve per tu angazhuar per nje proces sa me korrekt regjistrimi te popullsise pasi sipas tij organet qe do te realizojne kete proces jane te vonuar ne ngritjen e strukturave perkatese qe do te angazhohen drejtperdrejt ne kete proces. Realizimi i censusit ne baze te standardeve te aplikuara ne pyetesor perben nje mundesi reale per nje skanim demografik ekonomik arsimor kulturor shoqeror etnik etj. te shoqerise tone deklaroi Kosta Barka. Sipas tij ne pyetesorin e aplikimit te regjistrimit per here te pare qe nga viti 1932 perfshihen dy pyetje obsionale qe lidhen me vetedeklarimin e kombesise dhe te fese dhe kjo gje sipas tij eshte sa normale e objektive po aq edhe kushtetuese. Tejkalimi i mases se imponimit per te mohuar kombesine deri ne veteimponim si kusht per nje jetese me te mire mohimi i se drejtes per ruajtjen e kombesise ne qendrat e banuara jashte zonave te ashtuquajtura minoritare greke ka bere ate qe ende sot brenda nje familjeje disa te jene me kombesi greke disa jo. Kjo politike solli si pasoje rrudhjen mekanike te numrit te minoritetit solli eliminimin e bazes dokumentare qe lidhet me te verteten e struktures demografike te ketij minoriteti apo te minoriteteve te tjera nenvizoi Barka. Ne keto rrethana sipas tij regjistrimi i popullsise me vetedeklarim te perkatesise etnike dhe fetare korrigjon nje gabim te rende te historise dhe respekton te drejtat e individit dhe te pakices. Barka kerkoi bashkimin e minoritetit per kete ceshtje duke lene ndasite mes Omonias MEGA-s dhe PBDNJ-se.