E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Pavaresia e Kosoves, nentori i trete i shqiptareve

“Tashme na ndajne vetem 24 ore nga momenti me i rendesishem historik, qe do te kurorezoje me pavaresine e shumepritur dhe te fituar me gjak nga vellezerit tane kosovare. Dita e neserme, pra 17 shkurti i 2008-es, eshte 28 nentori i trete ne historine e kombit tone, kombit me te vjeter te ketij rajoni te trazuar, qe, me se fundmi, po vendos ne vend padrejtesite ndaj shqiptareve. Jo vetem vellezerit tane ne Kosove, por edhe ne nuk mund t’i fshehim emocionet qe sjell ky moment kaq i rendesishem”. Ky ka qene mesazhi i percjelle dje nga kryetari i Komisionit te Integrimit dhe i Politikes se Jashtme te Asamblese e Partise Socialiste, Taulant Balla, nje dite para ngjarjes me te rendesishme per popullin e Kosoves, Dites se Pavaresise. Njekohesisht, pare ne kete kendveshtrim, deputeti socialist, Balla, beri dhe nje analize te shkurter mbi ate cfare perfaqeson kjo dite per Kosoven dhe vendin tone, si dhe kerkoi nje vemendje te vecante nga Tirana zyrtare ne rast te ndonje veprimi jo te pelqyeshem te Serbise. “Kosova do ta shpalle pavaresine diten e neserme dhe sigurisht ketu fillon nje faze edhe me e veshtire per rolin qe duhet dhe do te luaje Shqiperia ne kete kontekst te ri rajonal. Ethet nacionaliste dhe politika e vjeter e Milloshevicit, qe ende vazhdojne te mbajne peng vendimmarrjen e Beogradit, do te bejne percapjet e fundit me ndonje embargo te mundshme, qe demton ne radhe te pare vete Serbine, por ne, Shqiperia, duhet te jemi te pergatitur per cdo rast, per t'iu gjendur ne mbeshtetje shtetit me te ri te Kosoves”, theksoi Balla, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, socialisti Balla i kerkoi Ministrise se Jashtme qe dhe ne konsultim me Komisionin e Politikes se Jashtme ne Kuvend te pergatisin dhe te behet gati Deklarata per Njohjen e Shtetit te Kosoves. Nderkohe, ai i ka bere thirrje dhe nje here popullit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise te behen pjese e iniciatives se kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per te marre pjese neser ne Shetitjen e Lirise ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit. Njeheresh, ai ka bere me dije se ligjvenesit socialiste do te jene ne Kosove ne ditet e para te Pavaresise.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›