Tirana zyrtare, ne Prishtine menjehere pas njohjes nga BE
Fatjona Mejdini
Perfaqesuesit e larte te shtetit shqiptar nuk do te jene pjesemarres ne Kosove gjate shpalljes se pavaresise diten e diel. Udhetimi i tyre drejt Kosoves pritet te zhvillohet vetem pas momentit kur pavaresia e Kosoves te njihet ne menyre zyrtare edhe nga faktori nderkombetar. Keshtu, burime zyrtare prane Kryeministrise, bejne te ditur se Kryeministri Berisha neser, kur pritet qe Kosova te shpalli pavaresine, do te jete ne Tirane, por, sigurisht, duke i ndjekur me interes te vecante ngjarjet ne Kosove. Me shpalljen e pavaresise, pasditen e dites se diel nga Parlamenti i Kosoves, pritet qe Kryeministri Berisha te beje edhe pershendetjen e tij per kete moment teper te rendesishem dhe jetik per popullin kosovar.
Burime prane Kryeministrise bejne te ditur se Kryeministri Berisha pritet te zhvilloje edhe lidhje te drejtperdrejte telefonike me kreret e Kosoves per t’i uruar ata per shpalljen e pavaresise. Keshtu, pritet qe Berisha te komunikoj ne menyre te drejtperdrejte telefonike me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci dhe Presidentin e saj, Fatmir Sejdiu. Mesazhe urimi dhe biseda telefonike priten te zhvillohen me rastin e shpalljes se pavaresise se Kosoves edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe nga Presidenti Bamir Topi. Delegacionet zyrtare shqiptare pritet te vizitojne Kosoven ne diten zyrtare te shpalljes se pavaresise. Kjo pritet te ndodhe ne diten kur faktori nderkombetar ta njohe Kosoven, si shtet te ri ne rajonin e Ballkanit.
Politika shqiptare ne menyre te vazhdueshme ka theksuar se pavaresia eshte e vetmja zgjidhje per statusin e Kosoves. Pothuajse njezeri, opozita dhe mazhoranca ne vend ka pershendetur deklaratat e perfaqesuesve te Kosoves dhe atyre te nderkombetareve ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Dy dite me pare, Kryeministri Berisha priti nje delegacion me zyrtare te larte te Kosoves, te kryesuar nga ministri i Transporteve, Fatmir Limaj si dhe nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, njekohesisht dhe kryetar i Grupit parlamentar, Lutfi Haziri.
Vizita
Kryeministri Berisha pritet te shkoje per vizite zyrtare ne Prishtine vetem ne momentin kur do te festohet pavaresia zyrtare e Kosoves. Keshtu, Kryeministri Berisha dhe perfaqesues te tjere te larte te shtetit si Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Presidenti Bamir Topi priten gjithashtu ta vizitojne Kosoven ne momentin kur faktori nderkombetar ta njoh Kosoven si shtet te pavarur.
Pershendetjet
Perfaqesuesit e larte te shtetit shqiptar pritet qe diten e diel, me shpalljen e pavaresise se Kosoves, te dergojne pershendetje per popullin kosovar me rastin e kesaj ngjarjeje te madhe. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha pritet te zhvilloje biseda te drejtperdrejta telefonike me perfaqesuesit e larte te pales kosovare, me rastin e shpalljes se pavaresise.
Opozita
Nuk dihet ende se si do te organizohen perfaqesuesit e opozites ne lidhje me festimet per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Kjo sepse ende nuk ka asnje informacion per kohen dhe menyren se si opozita do te festoje kete ngjarje te shenuar. Por, ne rastin e nje delegacioni zyrtar te Kuvendit, ne shpalljen zyrtare te pavaresise, priten qe pjesemarres ne te te jene dhe shume deputete te opozites.