E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Protestë më 18 maj për të varfrit e të papunët

Deputeti Balla tha se shqiptarët duhet të dalin në protestë këtë datë në emër të 1 milion të papunëve.

“Saliu thotë që paskemi lënë tërë botën mbrapa, po cili qytetar i botës së lirë sot jeton në një hendek kaq të tmerrshëm sa ç’është për shqiptarin e zakonshëm hendeku mes lekëve që ka në xhep dhe çmimit të ushqimeve që rriten përditë?”, u shpreh ai. Për këtë arsye, shtoi ai-më 8 shkurt në bulevard në emër të çdo shqiptari që nuk përballon dot varfërinë dhe çmimet që rriten dita ditës.

Deputeti opozitar akuzoi qeverinë si të përfshirë në afera korruptive. “Shqipëria nuk mund ta mbajë dot më në kurriz këtë regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të dëshmojë se shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin ndaj këtij regjimi, as bashkëjetesën indiferente me këtë regjim dhe as vazhdimin e rrugës së vendit nën diktatin e një regjimi të tillë, që arrin të vrasë njerëz për të mos hequr dorë nga pasurimi i paligjshëm”, vijoi./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-09 15:14
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›