Balla: Qeveria e ka shndërruar FA-në në një supermarket armësh
Ne vijim te fushates denoncuese, 100 arsye për të mos votuar Berishën, deputeti Taulant Balla akuzoi qeverine per ate qe ai e quajti dështim me Forcat e Armatosura.
Ne nje deklarate per mediat, Balla eshte ndalur ne raportin e OKB, qe sipas Ps vertetoi se qeveria shqiptare i ka shndërruar Forcat e Armatosura në një supermarket armësh.
PS ka denoncuar Sali Berishën dhe Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuesin e kësaj ministrie, Arben Imamin si shkaktar i rrënimit të Forcave të Armatosura. Kemi denoncuar trafikimin e armëve, që u vërtetua nga hetimi i organizatës së OKB-së.- deklaroi Balla.
Me pas Balla akuzoi qeverine edhe per pergjim te opozites, duke pohuar se PS ka prova të forta shkresore që vërtetojnë blerjen dhe përdorimin e pajisjeve të përgjimit.