E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Rezultatet e arritura, fillimi i revanshit të sundimit të ligjit

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot punën e policisë që në disa operacione ka pasur rezultate në ndalimin e personave në kërkim dhe zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

“Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar”, u shpreh Balla.

“Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin”, theksoi ministri i Brendshëm.

Operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›