E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Te paguhet demi per misrin shterpe

PS reagoi serish mbi skandalin e fares se mistrite shterpe, nderkohe qe numrit te Berishes per te denoncuar korrupsionin, socialistet ia jane pergjigjur me dy numra per te denoncuar misrin shterpe. Deputeti, Taulant Balla deklaroi se grupi PS do te ndermarre nje nisme konkrete ligjore per demshperblimin e familjeve te demtuara. Sipas Balles, nisma ligjore synon te detyroje shtetin te demshperbleje fermeret e demtuar nderkohe qe distributuri i fares skarco ndiqet penalisht. Partia Socialiste do kerkoje ne kuvend miratimin e nje ligji me ane te te cilit te detyroje qeverine te demshperbleje fermeret e demtuar nga fara e misrit "Alisea". Ne nje prononcim per shtyp, deputeti socialist Taulant Balla prezantoi iniciativen ligjore qe Grupi Parlamentar i PS-se do te ndermarre per te garantuar demshperblimin e te gjithe familjeve te demtuara. Balla tha se qeveria eshte pergjegjese pasi ka lejuar shperndarjen e kesaj fare ne tregun shqiptar. "Kjo situate eshte shkaktuar nga mungesa e veprimit dhe kontrollit te institucioneve shteterore, shkaktuar per shkak te korrupsionit aktiv te individeve me pushtet politik, qe nga pronari i kompanise, tek ministri e deri tek kryeministri", tha deputeti Balla. Partia Socialiste vuri ne dispozicion te fermereve te prekur nga kjo katastrofe dy numra telefoni 042 223 408 dhe 0683400044. Ne keto numri fermereve u kerkohet te denoncojne rastin e tyre dhe te deklarojne sasine e tokes se mbjelle me faren e misrit "Alisea". "Mbi bazen e te dhenave te mbledhura nga deklarimet e vete fshatareve, specialistet tane, do te perllogarisin demin e shkaktuar ne total si dhe demshperblimin qe i takon cdo familjeje." sqaroi deputeti socialist Taulant Balla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›