Balla: Vendimi u gatua në aneksin e kuzhinës së Saliut
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës, që e shpalli fajtor për shpifje ndaj ministrit të Inovacionit, Genc Pollo. Sipas Ballës, ky është një tjetër vendim që u gatua në aneksin e kuzhinës së kryeministrit Berisha.
“Ashtu sic edhe e prisja, sot në Gjykatën e Tiranës u shpall një vendim tjetër i gatuar në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës. Gjyqtari nuk kishte si të jepte vendim tjetër, megjithëse edhe vetë e kuptoi gjatë seancave gjyqësore se gjithcka kam thënë është e vërtetë. Për ta kuptuar më thjeshtë të gjithë shqiptarët, unë sot u dënova me vendim gjykate sepse kam thënë: A janë carë apo nuk janë carë rrugët në cdo cep të Shqipërisë? A u ca rruga e Kombit për të shtrirë kabllin e fibrës optike? Pse u tërhoq Genc Pollo nga licensimi i këtij rrjeti që do t'i jepte buxhetit të shtetit 12 milionë euro? Pse nuk i lihet kohë Prokurorisë që të hetojë këtë rast korrupsioni? Shqiptarët do ta gjykojnë më 23 Qershor se kush ka të drejtë”, sqaron Balla.
Ai nuk nguroi më the të riakuzojë ministrin Pollo, ndërsa tha se do vijë dita kur ai të hetohet për të gjitha pazaret që ka bërë.
“Rilindje edhe për sistemin gjyqësor, për ta shpëtuar nga kontrolli i Saliut. Ndërsa Genc Pollos i them se do të hetohesh për të gjithë pazaret që ke bërë dhe po bën. Edhe këto ditë po tenderon me shpejtësi dhe fshehtësi rrjetin dixhital të televizionit prej 25 milionë eurove. Në fund dua ta falenderoj gjyqtarin, i cili vlerësoi se dinjiteti moral i Genc Pollos vleka 30 mijë lekë”, shtoi deputeti i PS.
(m.a/BalkanWeb)