E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ironizon sloganin e PD me foton e stacionit të trenit në Sukth

TIRANE- Kryesocialisti Rama vazhdon të ironizojë sloganin e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Nëpërmjet faqës së tij në rrjetin social Facebook, kryetari i opozitës ka ndarë me gjithë fansat e tij një foto të stacionit të trenit në Sukth. 

Në foto godina e stacionit të trenit shfaqet e rrënuar tërësisht. Kjo ka mjaftuar që kreu i selisë rozë të vërë poshtë saj diçiturën, ‘Ne jemi ndryshimi, përpara”, duke ironizuar kështu sloganin e të djathtëve. 

Kjo foto është publikuar rreth 4 orë më parë nga Edi Rama dhe ka ngjallur interesin e mjaft fansave për të komentuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›