E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla dhe ministrja Evis Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Në ditën e Krishtlindjes, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala, ishin pranë fëmijëve pa kujdes prindëror në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shpërndanë dhurata dhe u krijua një atmosferë feste.

“Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale-përmes nismës së MSHMS dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur” shkruan Balla në rrjetet sociale, duke uruar Gëzuar Krishtlindjen!

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›