E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla kujton Fatos Nanon në njëvjetorin e ndarjes nga jeta: Prej tij mësuam shumë - ATSH -

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kujtoi sot ish-Kryeministrin dhe themeluesin e parë të PS-së, Fatos Nano, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se në këtë përvjetor u mblodhën së bashku me bashkëshorten Xhoin, familjarë, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq, për të nderuar kujtimin e Nanos.

Balla ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Fatos Nanos dhe e cilësoi atë si një njeri prej të cilit kanë mësuar shumë. “I paharruar gjithmonë”, tha Balla.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›