E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla me eurodeputetin Kefalogiannis: Muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Manolis Kefalogiannis, Anëtar i Parlamentit Europian.

Balla ka vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe ka theksuar se muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Anëtarin e Parlamentit Europian Manolis Kefalogiannis, me të cilin bashkë-drejtojmë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

Muajin e ardhshëm ky Komitet do të mblidhet në Tiranë.

Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›