“PD, si Kavaja”, kryebashkiaku Fisnik Qosja tregon si fitohen zgjedhjet

Fisnik Qosja u zgjodh në krye të Bashkisë së Kavajës në një mjedis jo të lehtë politik, por ai arriti të bashkonte rreth vetes të gjithë faktorët brenda dhe jashtë PD. Tani ai mendon ae ky model duhet të ndiqet edhe nga Partia Demokratike, nëse ajo do që të fitojë zgjedhjet në 2025.
“PD është në një situatë kritike. Edhe lëvizjet e fundit në PD-në e vulës, nuk i bëjnë mirë. Demokratët kanë nevojë për bashkim, kanë nevojë për të rikthyer shpresën.
U bëj thirrje atyre në qendër që të ndjekin modelin e Kavajës, e cila ishte e bashkuar dhe tregoi se po të jemi të bashkuar, ne fitojmë. Nëse nuk ndodh, pastaj jemi për mysybet”- u shpreh Fisnik Qosja me intervistën për emisionin “Pa Censurë”.
/rtsh.al/