E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla në Parlamentin Europian: Shpresojmë të përmbyllim negociatat me BE deri në 2027

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjese kete te marte ne Seancën Plenare të Parlamentit Europian.

Ne fjalimin e tij, Taulant Balla, nuk ngurroi te shprehte shpresen dhe ambicjen e Shqiperise per te mbyllur negociatat me Bashkimin Europian brenda vitit te ardhshem.

Balla u shpreh se Shqiperia ka sukses te dukshem ne forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e sundimit te ligjit si dhe avancimin e reformave social-ekonomike. Permes nje video qe deputeti shperndau ne rrjetet sociale nga fjalimi i tij, Balla thekson se ne vitin 2028 Shqiperia do te kerkoje voten e shteteve te Parlamentit per miratimin e marreveshjes se anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europinan.

Mes te tjerash, Balla tha se progresi i Shqiperise eshte i qarte edhe ne qendrueshmerine e tregut te punes dhe kohezionin social, zbatimin e politikave mjedisore, zgjerimin e bashkepunimit rajonal dhe linjezimi me Politiken e Jashtme te perbashket te BE dhe Politiken e Sigurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›