“Shtet brenda shtetit”/ Saviano: Ja shifra që gjeneron çdo vit karteli i “El Mencho”

Roberto Saviano, njohës mbi çështjet e mafies dhe krimin e organizuar, ka folur për fuqinë dhe ndikimin e kartelit “Jalisco Nueva Generación” në Meksikë dhe rolin e udhëheqësit të tij, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Saviano shpjegon se si ky kartel është kthyer në një “shtet brenda shtetit” përmes prodhimit të fentanylit, korrupsionit dhe përdorimit të dhunës, për të imponuar rregullat e tij.
Pyetje: Roberto Saviano, kush ishte Nemesio Oseguera Cervantes, i vrarë në një sulm të forcave të armatosura meksikane?
Saviano: “El Mencho” ishte një udhëheqës shumë i rëndësishëm. Ai ndryshoi mënyrën e operimit të kartelit duke kaluar nga drogërat tradicionale të opiumit te opioidet sintetike. Ideja e tij ishte të fokusohej te fentanyli. Fentanyli prodhohet në laborator dhe përbërësit kimikë vinin fillimisht nga Kina dhe më pas edhe nga India.
Pyetje: Sa e madhe ishte fuqia e El Mencho?
Saviano: Sipas DEA-s, grupi i tij mund të gjeneronte deri në 50 miliardë dollarë në vit. Ai udhëhiqte Kartelin Jalisco Nueva Generación, një simbol i “gjeneratës së re” të trafikut të drogës. Punësoi më shumë kimistë dhe forcoi më shumë kontrollin.
Pyetje: Si funksionon “anti-shteti” i narkos në Meksikë?
Saviano: Me këtë shumë parash mund të korruptosh këdo. “Anti-shteti” i narkos mund të zëvendësojë shtetin në territore të tëra: kontrollon ekonominë, sigurinë, punën, dhe konsensusin. Mesazhi është i qartë: “Paqja ekziston vetëm nëse e duam ne”.
Pyetje: Sa janë të infiltruar në qeveri trafikantët?
Saviano: Me ato para, korruptohen të gjitha nivelet. Infiltrimi është struktural në territoret ku operojnë. Paguan, blen besnikëri dhe kur kjo mungon, reagon.
LEXO EDHE: Qytetet pritëse nën presion/ A është Meksika një vend i sigurt për zhvillimin e Kupës së Botës?