E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla në “Sofrën Elbasanase”: Elbasani, “kryeqyteti” i Ditës së Verës

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ishte ftuar mbrëmjen e sotme në aktivitetin “Sofra Elbasanase”, i cili organizohet nga Bashkia e qytetit në prag të Ditës së Verës.

Balla u shpreh se Dita e Verës “është një festë që e ka kryeqytetin këtu në Elbasan”.

“Prej vitit 2005 kur 14 marsi u shpall ditë feste në të gjithë vendin, arsyeja ishte Elbasani. Dhe prej atij momenti në fakt të gjitha qytetet kryesisht të qendrës së Shqipërisë filluan të kenë festa. Filloi Tirana. Tani edhe brenda qarkut janë të gjitha qytetet që organizojnë festa ditën e nesërme. Dua t’ju uroj të gjithëve jo vetëm këtu po popullit shumë të nderuar të Elbasanit dhe të gjithë qarkut, ta gëzoni këtë festë”, uroi Balla nga Sofra Elbasanase.

Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur me votë, Balla shprehu bindjen se me ekipin që ka sot Partia Socialiste po shkohet në drejtimin e duhur.

“Edhe pse është një mbrëmje mes miqsh, jam shumë krenar që me Arbrin, me Gledin, me ekipin tonë kombëtar të Shqipërisë 2030 këtu në Elbasan gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur si gjithmonë. Kështu që gëzuar të gjithëve dhe një dolli për Elbasanin”, tha ai.

Ky organizim ishte i pari ndër një sërë aktivitetesh për Ditën e Verës, një traditë e lashtë elbasanase, e cila nga një festë e izoluar e ardhjes së pranverës ka marrë një karakter masiv duke e shndërruar Elbasanin në kryeqendrën e shqiptarëve çdo 14 mars.

1 nga 2

/m.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›