Balla në krah të Policisë së Shtetit: Më dhemb shpirti për këdo që lëndohet! Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i shtetit!

“Sot, protesta të ngjashme ka në shumë vende në Europë. Dallimi, në Shqipëri, dy ndër tre nga ata të paraqitur të plagosur janë punonjës policie. Në vendet e tjera, numri më i madh janë protestues. Më dhemb shpirti për këdo që lëndohet. Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i shtetit. Minorenët nuk duhet të jenë fare aty, prindërit të mos i lejojnë të përdoren mish për top. Të gjitha shkollat po bëjnë mësim. Nuk është pedagog Jamarbër Malltezi, ua jap me fotografi, 50 persona. Sa i përket pedagogëve, janë diku 10 mijë e pak profesorë në universitet. Sipas jush, duhet të dëgjojmë 735 dhe jo 9400 të tjerët. Kur e gjitha kjo tentativë për të dëmtuar Shqipërinë, për të sulmuar institucionet, është dëmtuar edhe kjo godinë”, theksoi ai.