E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis protesta e pedagogëve kundër dhunës policore ndaj të rinjve/ 1100 akademikë peticion: Rama të dëgjojë kërkesat e studentëve

Pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin qëndrimet e tyre pro studentëve.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Organizimi i tyre ka nisur para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjithashtu nga ana e pedagogëve është bërë edhe një peticion, ku bëhet thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve. Më herët në një njoftim publik, sindikata shprehu shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›