E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla nga Brukseli: Më 11 maj na duhet një votë për të çuar përpara objektivat e anëtarësimit

Nga Brukseli, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka publikuar një videomesazh ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mbi ndikimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht për sa i përket investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët shqiptarë.

“Stoku i investimeve të Bashkimit Evropian deri në 2013 shkonte diku tek 2,9 miliardë euro. Ndërkohë sot është rritur me gati 2,5 herë në pikun e vet historik prej 7,3 miliardë euro, ndërsa objektivi ynë është ta çojmë në 10 miliardë deri në fund të mandatit tonë të ri që nisim së bashku më 11 maj. Pas anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të përfitojë direkt mbi 1 miliard euro në vit. Nga të cilat 300 milionë vetëm për bujqësinë, si dhe do të përfitojnë shumë herë më tepër nga aplikimet në programet e tjera brenda buxhetit të Bashkimit Evropian”, deklaroi Balla.

Në mesazhin e tij, Balla gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve:

“Na duhet patjetër më 11 maj një votë e fortë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, me numrin 5, për të realizuar të gjitha këto objektiva të rëndësishme në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›