Shqipëria lejon hyrjen pa viza për turistët nga disa shtete deri në fund të 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur hyrjen pa viza të turistëve nga disa shtete të botës për një periudhë të kufizuar.
Me kërkesë të Ministrisë së Jashtme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM ku ndryshohet një pika 3, aneksi 3 i ligjit që përcakton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri.
Sipas ndryshimit të bërë, shtetasit e disa shteteve mund të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për vizë për motive turistike, duke përdorur vetëm pasaportën. Kjo mundësi do të jetë e vlefshme për një periudhë të kufizuar, nga 15 prilli deri më 31 dhjetor 2025. Shtetet e përfshira në këtë listë janë:
Arabia Saudite
Katari
Omani
Tajlanda
Indonezia
Ministritë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi. Ky ndryshim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Ky vendim synon të lehtësojë procesin e hyrjes për turistët dhe të rrisë vizitat nga këto shtete, duke ofruar mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.
/rtsh.al/