Balla nga Fieri: Protesta e Berishës, kundër drejtësisë

Nga Fieri, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha këtë të shtunë, nuk është gjë tjetër veçse një protestë kundër drejtësisë shqiptare, e cila ka nisur hetimet për “21 janarin” dhe “Gërdecin”.
Balla tha se socialistët edhe pse në ditë pushimi, janë në punë, në ndryshim nga kundërshtarët që sipas tij “janë te vila në Lalz dhe që na vila shumë katëshe shumë dhomëshe, kanë probleme me drejtësinë bëjnë edhe komentet”.
/rtsh/