E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta/ Belind Këlliçi: Shqipëria, e gjitha në shesh! Rama, strumbullari i të gjitha të këqijave

Kandidati i Rithemelimit për Tiranën, Belind Këlliçi, ka hedhur një sërë akuzash në drejtim në kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në protestën e kësaj të shtunë të opozitës. Teksa e konsideroi Ramën si “strumbullarin e të gjitha të këqijave”, sipas Këlliçit, kreu i qeverisë i frikësohet opozitës.

Ai nuk la pa shigjetuar as kreun e Bashkisë së Tiranës, teksa deklaroi se e ka betonizuar kryeqytetin.

“Shqipëria është derdhur sot këtu në shesh. Në kryemistri është strumbullari i të gjitha të këqijave. Miliarda euro i janë marër fermerëve, spitaleve, para që u vodhën me farsa rindërtimi dhe inceneratorë imagjinarë, para q ëi jepen agjentëve të huaj. Përse paguajnë këta për të eleminuar opozitën kur e konsiderojnë veten të pathyeshëm? Sepse kanë frikë nga opozita, nga 14 maji, nga vota juaj. Kush e ka parë kryeministrin? Ku është ky VIP-i që dilte çdo ditë në televizor? E patë batërdinë me kulla që është bërë në sheshin Skënderbej? Ju lutem kthejeni kokën dhe më thoni, a e shihni dot Sahatin e Tiranës?  E zhduku me një firmë që hodhi. Kaq vlejti për kryebashkiakun simboli i Tiranës, kaq vlejti identiteti i kryeqytetit. Nuk do më bënte fare habi nëse na quan sërish “shpellarë”. Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni.”, tha Këlliçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›