Balla padit levizjen Zgjohu per reklamat
Partia Socialiste ka paditur dje penalisht edhe Levizjen Zgjohu. Sekretari i grupit parlamentar Taulant Balla pas kryerjes se formaliteteve ne Prokurorika sqaruar edhe arsyet e padise. Vetem ne muajin shkurt kjo organizate ka shpenzuar ne fushaten publicitare kunder opozites 500 milione leke. Keto para nuk kane asnje burim tjeter pervecse burim kusarie para te pista qe po perdoren ne nje fushate publicitare te pandershme. Prandaj ne emer te Grupit Parlamentar te PS une dorezova nje kallezim penal perkundrejt drejtuesve te kesaj organizate te cilat po sponsorizojne nje fushate te pandershme publicitare jo ligjore tha Balla. Levizja Zgjohu nje organizate e deklaruar zyrtarisht si jofitimprurese eshte autore e disa spoteve publicitare qe akuzojne PS dhe kreun e saj qe prej ngjarjeve te 21 janarit.