Edmond Gjoka Pas 7 vjetesh dal kryelarte para sarandjoteve
Partia Demokratike kerkon mandatin e trete ne Bashkine e Sarandes duke u mbeshtetur perseri tek Edmond Gjoka dy here fitues ne kete qytet. Kryebashkiaku aktual i kryeqytetit turistik te Shqiperise eshte optimist per mandatin e trete. Sot dal para qytetareve te mi krenar ne ballafaqimin me ta pasi kemi integruar pjesen e investimeve te dites me ato te perspektives thote ai. Ne qender te fushates elektorale jane arritjet e dy mandateve sidomos e katevjecarit te fundit kur bashkia dhe qeveria i perkisnin te njejtes parti. Ne intervisten e tij per Shqip Gjoka nxjerr edhe nje arsye tjeter per te qene optimist socialistet jane te percare ne Sarande.
Zoti Gjoka cfare ju beri te kerkoni nje mandat te trete ne krye te Bashkise se Sarandes
Nuk mund te vendosja te kandidoja dhe te kerkoja nje mandat te trete po te mos jem me bindjen se kam perkrahjen e gjere jo vetem te strukturave te Partise Demokratike por edhe te mijera qytetareve sarandjote. Edhe me e rendesishme dhe me ndikim te forte ne vendimmarrjen time dhe te subjektit qe perfaqesoj eshte se une kam cfare tu them sarandjoteve te mi ne kete ballafaqim te ri me ta.
Cila eshte mbeshtetja qe keni pasur nga qeveria ne dy mandate ne krye te Bashkise se Sarandes
Ne pergjigje te kesaj pyetjeje do te mjaftonte te permend se ne territorin administrativ te Bashkise se Sarandes ne keto vite jane kryer 70 milione euro investime. Po ta bejme llogarine me te ardhurat qe ka kjo bashki te cilat nuk shkojne me shume se 1 milion euro pa mbeshtetjen e dhene nga qeveria shqiptare dhe donatore te fuqishem si Banka Boterore Banka Europiane etj. do te duheshin plot 70 vjet per te realizuar keto investime. Zoterojne investimet ne infrastrukturen rrugore por edhe ne ujesjelles-kanalizime ne bujqesi e arsim ne sport e kulture ne politika sociale e turizem. I kemi realizuar ato pasi jemi prire nga filozofia e decentralizimit qe qeverisja vendore te funksionoje si qeveri ne miniature ne sherbim te qytetareve.
Saranda ende nuk merr 24 ore uje me gjithe investimet e bera. Kur do te vije kjo zgjidhje perfundimisht
Ne ballafaqimin me votuesin ne kemi cfare i themi atij edhe per plotesimin e nevojes jetike te furnizimit me uje te pijshem. shte fakt qe kemi investuar sistematikisht dhe kemi arritur permiresime te dukshme. Ajo qe une ju them bashkeqytetareve te mi sot eshte se ne krye te kater viteve Saranda do ta kete te mbyllur historine e ujit te pijshem pasi qysh tani kemi kontrate me KFW gjermane per financimin 11 milione euro pervec investimeve te Bankes Boterore prej 2.4 milione euro per ujin e pijshem dhe ujerat e zeza.
Mendoni se Saranda nuk ka problem me ujerat e zeza ne det dhe ne toke
Uji i buzedetit te Sarandes referuar analizave te kryera nga eksperte te Bankes Boterore eshte percaktuar tejet i paster ne parametra europiane.
Sa keni mundur ta kontrolloni ndertimin e Sarandes permes leshimit apo bllokimit te lejeve te ndertimit
Lejet e ndertimit jane dhene konform studimit urbanistik te miratuar me 2004 dhe ndertimi do te vazhdoje konform ligjit. Ne programin tim elektoral shprehem se eshte koha e mobilimit te pjeses se brendshme te qytetit dhe dhjetefishim te pjeses se gjelberuar te Sarandes. Ajo prej natyre eshte nje Monte Carlo por duhet mobilim i brendshem sistemim i rrugeve refiniturat sistemimi i plazheve mbjellje palmash e pemesh te tjera brenda dhe ne kuroren e qytetit. Dhe kjo eshte sfida ime e re. Sic menaxhuam bumin ne ndertim do dime te menaxhojme edhe bumin ne gjelberim duke ndertuar duke respektuar me shume mjedisin. Jam i sigurt se pas 4 vjeteve Saranda performon si nje qytet metropolitan.
fare mendon Edmond Gjoka per kundershtarin e vet politik ne kete gare
Une nuk do pranoja te dilja kandidat i sforcuar nga subjekti im politik sikurse ndodhi me ate. Jam perzgjedhur natyrshem mes 10 kandidaturave te PD dhe pas vendimmarrjes se kryesise qendrore jemi ulur bashke dhe ne programin tim kane pjese te gjithe. Ndersa krahu tjeter eshte ndare ne dy kampe brenda nje partie duke demonstruar antagonizem me njeri-tjetrin madje jane edhe me filozofi te ndryshme. ipa perfaqeson krahun konservator dhe jo bashkepunues sa edhe stafi i tij u ngrit duke thirrur emra te viteve te kaluara te perjashtuar nga filozofia moderne e Sarandes. Filozofia e klanit tjeter duket me qytetare dhe ka njerez me me shume kontribute ne PS me te rinj e te reja. shte per te ardhur keq qe filozofia qe perfaqeson Stefan ipa e mbyt dhe erresoi nje enderr te ketyre djemve dhe vajzave pjese e PS te Sarandes qe besojne te ndryshimi.
Ne kete veshtrim dhe ne plan qytetar me vjen keq pasi pluralizmin e shoh si pasuri kombetare jo si prone te aderuesve ne parti por e gjithe qytetit. Pluralizmi politik eshte kolateral ne nje demokraci por ipa e prishi e demtoi e shemtoi kete pasuri te te gjithe qytetit. Pse Se do qe te jete atje ku nuk mund te jete dot. Se ka kohe qe ka braktisur Saranden dhe nuk mund te rikthehet si kryetar bashkie. Votuesit sarandjote kane inteligjencen dhe intuiten e duhur per te bere zgjedhjen e duhur.