E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla pret djalin e Thaçit: Ish-presidenti, krenar për epopenë e lavdishme të UÇK

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në një takim Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se “pata kënaqësinë të mirëprisja në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”.

Kujtojmë se në 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara e njoftoi se e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Po atë ditë, ai u nis drejt Hagës, ku ende po qëndron në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara që njihen edhe si Gjykata Speciale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›