E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Inzaghi? Gjithçka u vendos para finales, firma më pas për respekt”

Esteve Calzada, CEO i Al Hilal, dha një intervistë për BBC-në në të cilën tregoi rreth mbërritjes së Simone Inzaghit. Fjalë që me siguri nuk do t’u pëlqejnë tifozëve të Interit në lidhje me kohën e marrëveshjes milionere me klubin arab. “Gjithçka ishte vendosur tashmë, por nuk u nënshkrua para finales vetëm sepse Inzaghi na kërkoi të prisnim nga respekti – fjalët e CEO-së – Mund të duket si diçka e papritur, por është rezultat i një pune të palodhur. Inzaghi ishte gati të luante një ndeshje shumë të rëndësishme dhe na kërkoi të linim gjithçka mënjanë deri pas finales”.

Mbi atë që Al Hilal pret nga Inzaghi. “Këtë sezon përfunduam të dytët, një rezultat nën ambiciet tona”, shpjegoi Calzada. “Thjesht, ajo që presim nga trajneri i ri është që ai të na ndihmojë të fitojmë përsëri dhe të rifitojmë kampionatin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›