E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla takon Hofriter: Procesi i anëtarësimit për Tiranën dhe Shkupin të fillojë sa më shpejt

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla zhvilloi një takim me kryetarin e Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofriter.

Në një postim në rrjete sociale Balla shkruan se gjatë takimit Hofriter theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE duhet të fillojë sa më shpejt.

“Takim me Anton Hofriter, Kryetar i Komitetit për Çeshtjet Europiane dhe anëtarë të tjerë të këtij Komiteti.

Zhvilluam një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman Anton Hofriter, i cili theksoi rëndësinë e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

U dakordësuam për një intensifikim të kontakteve mes Komitetit për Çeshtjet Europiane në Bundestag dhe Kuvendit të Shqipërisë“, shkruan Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›