Tabaku: Shqipëria e fundit në botë për koston e karburantit ndaj të ardhurave

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në profilin e saj në Facebook, lidhur me protestat kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri.
Tabaku thotë se Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ndërsa 25% shkojnë për karburant.
“Raporti çmimi naftës për një serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve. Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”, -shkruan Tabaku në Facebook.