E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me një nga specialistët e fushës së toksikologjisë në vend, duke vënë theksin te nevoja për forcimin e strukturave shëndetësore që lidhen me lëndët e rrezikshme dhe varësinë nga drogat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se u takua me doktor Andrin Tahirin, shef i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUNT.

Takimi u zhvillua pasi Kuvendi miratoi javën e kaluar ndryshime ligjore për lëndët psikotrope, të cilat synojnë rritjen e kontrollit dhe sigurisë.

Ai theksoi se një hap i rëndësishëm është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Helmeve, që do të shërbejë për menaxhimin më efektiv të rasteve të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme.

Një tjetër prioritet, sipas Ballës, mbetet krijimi i një qendre rehabilitimi për personat që vuajnë nga varësia ndaj drogave, me synimin për të ofruar trajtim dhe mbështetje të specializuar.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›