E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla uron Presidenten e re të Kosovës: Mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK, një sfidë e rëndësishme

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për marrjen e detyrës së Kryetares së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se Kosova përballet me një sërë sfidash, ndërsa veçon si një prej tyre mbrojtjen e pastërtisë së luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sapo e urova Presidenten e Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula, për detyrën e Kryetares së Shtetit. Kosova ka një sërë sfidash përpara, ku ndër to është mbrojtja e pastërtisë së luftës për liri të UÇK-së, ku Presidentja e re e Kosovës duhet dhe mund të luajë një rol tepër aktiv”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, drejtimi i ri institucional në Kosovë duhet të përqendrohet në përballimin e sfidave të vendit dhe në forcimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të interesave të Kosovës.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›