“Dhuroni gjak, dhuroni jetë”, stafi i Ministrisë së Arsimit i bashkohet nismës

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Stafi i Ministrisë së Arsimit iu bashkua nismës për dhurimin vullnetar të gjakut, në një akt solidariteti dhe humanizmi në mbështetje të fëmijëve që përballen me talaseminë, si dhe të pacientëve që kanë nevojë për transfuzion gjaku.
Pjesëmarrja në këtë nismë synon të kontribuojë në sigurimin e rezervave të nevojshme të gjakut për pacientët që kanë nevojë për transfuzion dhe të përcjellë mesazhin e rëndësisë së dhurimit vullnetar.
Çdo dhurim gjaku mund të kontribuojë në shpëtimin e jetëve, ndërsa nevoja për gjak mbetet e vazhdueshme për shkak të kërkesave të pacientëve në spitale.
Në kuadër të kësaj nisme, u vlerësua gatishmëria e stafit të Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar dhurimit vullnetar të gjakut dhe për të dhënë kontribut në mbështetje të pacientëve që kanë nevojë për transfuzion.
Nisma përcjell mesazhin “Dhuroni gjak, dhuroni jetë”, duke nxitur solidaritetin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
/k.s/a.f/r.e/