E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla uron besimtarët myslimanë nga Vora: Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet

TIRANË, 16 mars/ATSH/- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera.

“Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet të gjithëve!”, uroi Balla gjithë besimtarët.

Të pranishëm në iftarin e shtruar në Vorë ishin edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›