Ballack kërkon ndjesë; Lou i çel rrugën për në skuadër
Berlin (Start)-Trajneri i përfaqësues gjermane Joakim Lou ka deklaruar se Michael Ballack, me të cilin para do kohësh patën mosmarrëveshje, do të vazhdojë të jetë kapiten i skuadrës. Federata Gjermane e Futbollit ka deklaruar se Ballack do të vazhdoj të qëndrojë i parë i skuadrës, por që edhe si i tillë do të duhet t’i bindet rregullave të përcaktuara.
Lou ka thënë se Ballack mund të diskutojë me të sa herë që të dëshirojë, por që si sportist dhe si duhet tu bindet rregullave të grupit. “Ia kam thënë Ballackut një gjë të tillë. Aktualisht jam i kënaqur që do të vazhdojmë me të për ëndrrën e botorit 2010”, tha Lou.
Ballack ka kërkuar ndjesë ndaj teknikut gjerman pas akuzave mediatike që bëri kohë më parë. “Ai është trajneri i ekipit dhe rregullat i vendos po ai. Ne na takon që tu bindemi urdhrave të tij. Pas takimit që kemi zhvilluar me Lou, besojmë se skuadra jonë do të triumfojë në ndeshjet që do të kemi përpara”, ka thënë Ballack.