E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersfida Tirana-Besa nën sytë e Hanit

E diela  do të ketë në epiqendër supersfidën dy kryesuesve Tirana-Besa, ku personazhet kryesore të tribunës "VIP" priten të jenë presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han. Sipas asaj që përmendën mediat sportive nigeriani i Tiranës, Abraham, mund të jetë në vëzhgim  nga ish-lojtari i madh i Ajaksit, tashmë me kostumin e trajnerit të katërt të huaj në epokën "Duka".

Holandezi ndoqi edhe takimin midis Partizanit e Shkumbinit (0-2) dhe pas ndeshjes Tirana-Besa (ora 17:00) do të japë edhe një konferencë shtypi për mediat.

Tirana vjen në sfidën me kavajasit pas barazimit pa gola me Shkumbinin në Peqin në javën e 8-të, ndërkohë që Besa fitoi me Vllazninë në Kavajë.

Takimi tjetër i prapambetur i javës së 9-të është ai midis Lushnjës e Teutës (ora 14:00) në "Roza Haxhiu". Trajneri Vasil Bici do të bëjë prezantimin e tij para publikut verdhjeshil e këkron suksesin e parë me Lushnjën, ndaj një Teute që i ka fituar tre ndeshjet e fundit.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 9

E shtunë, 01.11.2008

Vllaznia-Elbasani    2-0
Partizani-Shkumbini    0-2
Apolonia-Dinamo        0-2
Flamurtari-Bylis        0-0

E diel, 02.11.2008
Lushnja-Teuta        Meta (14:00)
Tirana-Besa        Janku (17:00)

RENDITJA PAS JAVES IX
       N    PIKË
1    Tirana*       8    18
2    Dinamo      9    16
3    Vllaznia     9    15
4    Shkumbini  9    15
5    Besa*       8    14
6    Elbasani   9    12
7    Teuta*      8    12
8    Flamurtari  9    11
9    Apolonia    9    8
10   Bylis         9    9
11   Lushnja*  8    6
12   Partizani  9    5

* Një ndeshje më pak

E Shtune, 01 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›