E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balli Kombetar Demokrat Vendimi i PE vleresim qeverise

Tirane 9 tetor NOA - Partia e Ballit Kombetar Demokrat permes nje deklarate per shtyp ka pershendetur sot miratimin e liberalizmit te vizave per Shqiperine nga ana Parlamentit Europian dy dite me pare.

Duke e cilesuar kete si nje gjest konfirmimi per zhvillimin e vendit tone drejt integrimit ne boten e demokracive perendimore.

Pas shume dekadash sakrifica liberalizmi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian eshte dhe permbushja e endrres se vjeter te shqiptareve per te forcuar lidhjet me boten Perendimore thuhet ne kete deklarate.

Duke shtuar se Aleanca e Shqiperise me vendet demokratike te Europes ka qene nje vizion i hershem i Midhat Frasherit qe nuk mund te realizohej per aq kohe sa Shqiperia ishte zaptuar nga komunizmi i cili e perfshiu vendin ne aleanca jo te favorizueshme ne mos te demshme per interesat e tij.

Vota e Parlamentit Europian eshte gjithashtu vleresim politik per punen e qeverise shqiptare ne realizimin e reformave te nevojshme per integrimin e Shqiperise ne BE perfundon deklarata ne fjale.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›