E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balliu: Zgjedhjet, shembull për vendet e Ballkanit

Botuesi i gazetës "55" Fahri Balliu i ftuar në studion e "Ora News" u shpreh se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri janë shembull edhe për Ballkanin. Sipas tij realizimi i zgjedhjeve janë një sukses i kësaj qeverie dhe duhet të bëhen shembull për të gjithë vendet e Ballkanit. Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet treguan një emancipim politik të shoqërisë shqiptare dhe fitorja e PD-së është starti i ri kësaj shoqërie. Ndërsa për koalicionin PD-LSI, Balliu u shpreh se kjo është një ngjarje historike e zhvillimeve të pliralizmit në Shqipëri. Sipas tij ky koalicion është mjaft I rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri duke theksuar se gjithashtu do të jetë edhe një koalicion jetëgjatë. "Kryesuesit e njërës forcë politike duhet të bashkohen në të mirë të vendit dhe si risi ky koalicion do të jetë si një trëndafil jetëgjatë në jetën politike të vendit" është shprehur Balliu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›