E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nëse do humbisja zgjedhjet, do largohesha nga politika

Kryeministri Berisha është shprehur në emisioni "Opinion" se do të jepte dorëheqjen nga jeta politike nëse do të humbiste zgjedhjet. Ai shtoi gjithashtu se do ti hapte rrugën të tjerëve ta çonin PD-në drejt fitores. Berisha gjithashtu është shprehur se marrëdhëniet me LSI-në do të jenë stabël dhe raportet me Metën do të jenë funksionale por shtoi se nuk janë përcaktuar ende postet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e ardhshme. Kryeministri Berisha gjithashtu shtoi se do të ndryshohet kodi electoral duke u shprehur se kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. "I shtri dorën opozitës që këto 4 vite t'ishndërrojmë në vitet me qeverisje më efiçente dhe më të kontrolluar nga opozita" theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›