E Diel, 1 Nëntor 2026

Balliu nga Texas: Shqipëria duhet të rikthehet në krahun e botës së lirë

Nga Texas, pas përfundimit të Konventës së Partisë Republikane, deputeti i PD, Klevis Balliu ka përcjellë mesazhin e dy prioriteteve të aktivitetit: luftën kundër ekstremizmit të majtë dhe komunizmit, si dhe luftën ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Balliu e cilëson këtë vizion të përbashkët me administratën Trump dhe akuzon qeverinë Rama se përfaqëson modelin politik kundër të cilit, sipas tij, po zhvillohet kjo betejë.

“Shqipëria duhet të rikthehet në krahun e botës së lirë”, shprehet Balliu, duke paralajmëruar se “ndryshimi është i pashmangshëm”.

Reagimi i plotë:

Sapo përfundoi Konventa Historike e Partisë Republikane në Texas. 🇺🇸

Dy mesazhet kryesore ishin të qarta: lufta kundër ekstremit të majtë dhe komunizmit, si dhe lufta kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Këto dy beteja bashkojnë më shumë se kurrë Partinë Demokratike dhe shqiptarët me vizionin e administratës Trump për demokracinë, pluralizmin, kapitalizmin dhe sigurinë.

Edi Rama, si drejtues i Partisë Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës, dhe për shkak të lidhjeve te tij me krimin e organizuar, ai përfaqëson sot modelin politik kundër të cilit ne luftojmë.

Nga Texas, mesazhi është i qartë: Shqipëria duhet të rikthehet në krahun e botës së lirë, të demokracisë dhe sigurisë.

Ndryshimi është i pashmangshëm! 🇦🇱🇺🇸✌️

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›