E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkan Bazar ironizimi per shqiptaret e greket

Ngjarja e zhvarrosjes se eshtrave në varrezën e Kosinës 3- 4 vite më parë, është kthyer në një film artistik nga regjisori Edmond Budina. Filmi “Ballkan Bazar” ka nisur të shfaqet në kinema. Ai bazohet në ngjarjen e vërtetë në fshatin Kosin dhe nëpërmjet groteskut ironizon shqiptarët dhe grekët.

Pas premierës për mediat regjisori Budina, thotë se kjo është nje protestë ndaj pazareve të shqiptarëve, por edhe grekëve.

“Unë ndihem i fyer në atë çka është bërë ndaj një ndjesie kombëtare të një populli siç janë shqiptarët. Do më vinte keq njëkohësisht edhe për grekët në qoftë se do ishte bërë një gjë e këtij lloji. Mendoj që kjo gjë u bën mirë qoftë grekërve, qoftë shqiptarëve të shohin seç marrëzira janë duke bërë” tha Budina.

Edhe pse filmi bazohet në historinë e vërtetë të zhvarrojes së eshtrave, Budina thotë se personazhet dhe historitë njerëzore janë të sajuara. Aktorja italiane Veronika Xhentili, në një nga rolet kryesore, tregon se të njohësh historitë shqiptare kanë një eksperiencë e vecantë, por sipas saj problemet e identitetit kombëtar hasen ende në shumë vende të Europës.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›