E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet Gotovina 24 vjet burg per krimet e luftes

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime luftë në ish-Jugosllavi shpalli në Hagë vendimin në procesin kundër ish-gjeneralit kroat, Ante Gotovina gati një dekadë pas ngritjes së akuzave kundër tij për spastrim etnik të të paktën 90 mijë  vetëve në 1995-ën.

Gotovina është dënuar me 24 vjet burg dhe Markaç me 18 vjet burg. Janë rrëzuar akuzat që rëndonin kundër Cernak. Prokuroria paraprakisht kishte kërkuar 27 vjet burg për 55-vjeçarin. Për dy gjeneralët e bashkëakuzuar Mladen Markaç dhe Ivan Cernak, kishte kërkuar 23 dhe 17 vjet burg.

Të pandehurit akuzoheshin për vrasje, plaçkitje, abuzime, përndjekje dhe për dëbimin e serbëve nga rajoni i Krajinës. Gotovina, i cili ishte një nga kriminelët më të kërkuar të luftërave të ish-Jugosllavisë u arrestua në dhjetor 2005 në Tenerife. Procesi kundër tij filloi në mars të vitit 2008. Vendimi i Hagës ishte më i rëndësishmi i ndërmarrë përsa i përket pozicionit kroat në luftën e viteve ‘90.

Rezultati është pritur jo pa nervozizëm në Zagreb, ku madje Kisha Katolike kishte bërë thirrje për lutje dhe agjërim duke shpresuar që akuzat kundër atyre që për kroataëtët konsiderohen heronj, të bien. Marshime dhe pelegrinazhe u mbajtën gjithashtu ndërsa kryeministrja, Jadranka Kosor, në më tepër se një rast bëri thirrje për qetësi e dinjitet, ndërsa janë mijëra ish-luftëtarë kroatë që kanë paralajmëruar se do të çpojnë shpretkën e tyre nëse ish-komandantët shpallen fajtorë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›