E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ballkani Perëndimor në qendër të diplomacisë italiane, Xhaçka ftohet nga ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani

Diplomacia italiane shton vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor. Ditën e nesërme, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp, në këtë takim pritet të trajtohen çështje të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, por edhe me BE, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike në Evropë dhe në botë.

Ndërkohë, më 4-5 prill 2023, ministrja Xhaçka, do të marrë pjesë edhe në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›