“Ballkani i Hapur”, Osmani: Jam kundër pasi cenon interesat e Kosovës!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pozicionua qartësisht kundër “Open Balkans”, ku gjatë një interviste të dhënë për Deutche Welle, tha se në të gjitha iniciativat drejtuesit e shtetit të Kosovës mbrojnë vetëm interesat e Kosovës sovrane dhe të pavarur.“Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet”, tha Osmani.
Ajo theksoi, se prej vitesh marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë ftohur ndonëse Kosova nuk ka qenë shkak për këtë. “Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën”, u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të qartë këtë qëndrim, kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur, ku edhe pas takimit me kancelarin Angela Merkel në Tiranë, ai theksoi, se Në konferencën për shtyp që pati pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk ka asnjë arsye pse të ndryshojë, por thekson se presioni duhet të vihet ndaj Serbisë, për ta njohur atë si një shtet i pavarur.