E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ballkani i Hapur, presidenti i Malit të Zi: Mesazh për BE-në, shërben si nxitje për të përshpejtuar gjërat me procesin e Berlinit

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç e ka konsideruar nismën “Ballkani i Hapur”, përtej minimizimit  të kostove në kufij, edhe një mesazh për BE si një nxitje për të përshpejtuar gjërat brenda procesit të Berlinit.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, Milatoviç tha se Mali i Zi mbetet i fokusuar në axhendën e BE, por procesi i Berlinit po ecën me ritme të ngadalta për shkak se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bien dakord dhe shpesh problemet dalin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një proces. “Ballkani i hapur” ishte rezultat i progresit shumë të ngadaltë në Procesin e Berlinit, i cili filloi dhjetë vjet më parë. Procesi i Berlinit është elementi kyç për integrimin rajonal. Problemi me procesin e Berlinit, megjithatë, është se të gjashtë vendet gjithmonë duhet të bien dakord. Dhe ndonjëherë ka një problem, sidomos në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, “Ballkani i Hapur” është gjithashtu një mesazh për BE-në. Nëse ka diçka që shërben si një nxitje për të përshpejtuar gjërat brenda procesit të Berlinit, kjo është një gjë e mirë. Mali i Zi është në ballë të integrimit në BE dhe ne mbetemi të fokusuar në axhendën e BE-së duke relaksuar dhe normalizuar marrëdhëniet me fqinjët. Për Malin e Zi kjo është veçanërisht e rëndësishme me Serbinë – si mes Austrisë dhe Gjermanisë. Ne ndajmë të njëjtën gjuhë, ndajmë të njëjtën kulturë dhe dikur ishim një vend”, tha Milatoviç.

Milatoviç tha se 60 % e malazezëve duan që Mali i Zi t’i bashkohet nismës, pasi perceptohet si “zbutje e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Kjo pjesë e Evropës ishte e vetmja pa kufij 50 vjet më parë. Tani është e vetmja me kufij. Të gjitha ekonomitë tona janë të ndërlidhura dhe përfitimi për njerëzit tanë do të ishte që kostot në kufij të minimizohen”, tha presidenti malazez.

Nismës “Ballkani i Hapur” shërben për krijimin e një zonë ekonomike dhe politike, të ofrojë mundësi më të mëdha tregtare, shkëmbime studentore dhe të inkurajojë integrimin në BE të vendeve të Ballkanit.

Aktualisht nismës i janë bashkuar Shqipëria , Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi deri më tani kanë refuzuar të bashkohen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›