E Martë, 3 Nëntor 2026

Ballkani kthehet te fitorja, zhgënjen Drita

Sapo kanë përfunduar 3 ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit kosovar të futbollit. Ballkani lë pas krahëve momentin jo të mirë që po kalonte (3 ndeshje radhazi pa fitore) dhe rikthehet te suksesi në transfertë përballë Dukagjinit.

Të besuarit e Ilir Dajës fitojnë 1-2 larg shtëpisë dhe marrin tre pikë të rëndësishme në Klinë në garën për titullin kampion. Nuk gabon edhe Llapi i vendit të dytë, që fiton 1-0 në transfertë përballë Feronikelit dhe ruan në -1 pikë diferencën me kryesuesit e Ballkanit.

Zhgënjen Drita e vendit të tretë, që mundet 1-0 në transfertë nga Fushë Kosova dhe tashmë e sheh vetën 5 pikë larg kreut të renditjes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›