E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani në BE, Montobio:Siguria e kufijve, hap kyç

Ambasadori i Spanjës Manuel Montobio ka deklaruar se siguria e kufijve është një hap kyç për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Duke folur në konferencën e ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor Montobio theksoi se objektivat e Bashkimit Europian janë të bazuara në të drejtat themelore të qytetarëve.
"Europa duhet të jetë më solidare dhe më e hapur dhe për këtë arsye ne përballemi me planin që është i bazuar me sigurinë dhe drejtësinë" theksoi Montobio duke shtuar se konferenca është një akt për ndërtimin e Europës dhe kjo duhet të arrihet në nivel rajonal dhe kombëtar për vendet e Ballkanit
"Ju po ndërtoni këtë zonë të sigurisë që europa e mbështet theksoi Montobio duke shtuar se BE është e ndërgjegjshme për hapat që vendet e Ballkanit kanë bërë lidhur me këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›