E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kërkesat e PS, antikushtetuese

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur në seancën plenare për zhvillimet e fundit politike në vend duke i cilësuar kërkesat e opozitës si absurde. Topalli duke e quajtur fjalimin e saj si një komunikim për të sqaruar shqiptarët theksoi se opozita është turrur kundër zgjedhjeve dhe institucioneve ligjore gjë që sipas saj nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës ndërkohë që zgjedhjet përmbushën standartet.
Topalli duke i quajtur të dyja kërkesat e Partisë Socialiste si antikushtetuese theksoi se me detyrën që i ngarkon ligji ajo mund t'i kthente të dyja këto nisma theksoi se nuk e bëri këtë për të respektuar opozitën.
Ndërkohë Topalli theksoi se në seancën e sotme plenare do të miratohet data për iniciativën e përshpejtuar për draftin që opozita e ka sjellë në Parlament duke shtuar se komisioni i ligjeve do të fillojë nga puna për t'i shqyrtuar këto kërkesa javën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›