Ballkani perfshihet nga permbytjet masive

Reshjet e dendura te shiut kane prekur pjesen me te madhe te rajonit te Balkanit. Moti i keq ka detyruar mijera persona te evakuohen nga zonat e rrezikuara. Shqiperia Bosnia dhe hercegovina Serbia mali kroacia dhe vende te tjera kane pesuar deme te konsiderueshme si pasoje e permbytjeve. Gjendje e emergjences eshte deklaruar ne lindje te bosnjes pasi lumi Drin ka arritur ne nivelin me te larte se me shume se 100 vjet. Shirat e rrembyer ne Bosnje-Hercegovine kane shkaktuar rritjen e nivelit te ujit duke provokuar permbytje masive.
Autoritetet boshnjake kane deklaruar gjendjen e emergjences ne zonen e Gorazdes dhe po vijon ende evakuimi i banoreve. Shume shkolla jane mbyllur dhe kalimi eshte bere i pamundur ne shume zona. Permbytjet kane shkaktuar crregullime ne trafik nderkohe qe dalja nga shtrati e lumit Neretva ka bllokuar hyrje-daljet ne zona te ndryshme te banuara. Uji ka arritur deri ne katet e para te ndertesave ndersa elektriciteti mungon ne shume shtepi. Probleme te renda jane shfaqur edhe ne Kroaci pasi nje pjese e saj eshte perfshire nga vershimet masive. shumica e banoreve te qytetit te Metkovic ne afersi te Mostarit jane evakuar. Gjendja e emergjenses eshte shpallur ne jug te kroacise pasi permbytjet jane ne nivel te larte ne qytetin Metkovic. Meteorologet njoftuan se ne Metkovic jane dyfishuar reshjet e shiut ne krahasim me vitin e kaluar. Nivel i ujit ne lumin neretva ka arritur ne nivelin me te larte ne 50 vjet duke bere qe edhe rruget ne qender te qytetit te behen te pakalueshme. Autoritetet qeveritare kroate pritet te shpallin gjendjen e jashtezakonshme ne rajonin e Zhupanise per shkak te permbytjeve qe mund te shtohen edhe teper. Si zone ne rrezik paraqitet edhe qyteti i Opuzen dhe sipas meteorologeve gjendja po veshtiresohet minute pas minute. Nderkaq Autoritetet e Malit te Zi njoftuan me heret se rreth 300 persona jane evakuar nga shtepite e tyre ne pjesen veriore te vendit per shkak te permbytjeve te shkaktuara nga reshjet e rrembyeshme te shiut.
Autoritetet ne qytetin Berane shtuan se te evakuarit jane vendosur ne qendren e komunes. Me heret eshte raportuar per probleme te ngjashme edhe ne gjakove e perreth. Lumenjte Krena dhe Erenik kane dale nga shtrati i tyre duke shkaktuar permbytje ne disa fshatra dhe lagje te Gjakoves nderkohe qe shume banore jane evakuuar. Sipas banoreve te ketyre lagjeve disa shtepi jane bere te pabanueshme. Zyrtaret vendore konfirmojne se permbytjet kane perfshire edhe fshatrat Dujake Molliq Brovine Stubell dhe Brekoc.