“Ballkanika”, libri e "Kuqja e demave" fiton çmimin e parë

Libri e "Kuqja e demave" e shkrimtares Mira Meksi fiton çmimin si libri më i mirë në gjininë e romanit në konkursin ndërkombëtarë letrar Ballkanika që këtë vit u mbajt në Maqedoni.
Në edicionin e 15-të, që u mbajt të djelën në mbrëmje, vendi i parë i shkoi maqedonasit Aleksandër Prokopiev, i cili fitoi me librin "njeriu i vogël".
Irena Toçi, shtëpia botuese e së cilës është përfaqësuesja e çmimit letrar “Ballkanika” në Shqipëri, deklaroi se pavarësisht të gjithave u vu re një mbështetje që vendet sllave që dhanë për njëri-tjetrin.
Vendit të parë, automatikisht fiton të drejtë, që libri fitues të përkthehet në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Edicioni i ardhshëm i çmimeve “Ballkanika”, do të mbahen në fund të viti në Serbi. Një nga fituesit e këtij konkursi prestigjoz ka qënë edhe shkrimtari Ismail Kadare.