Durrës, vetëvritet me automatik 50-vjeçari

Një tjetër vetëvrasje është shënuar mesditën e sotme në qarkun e Durrësit.
Një 50 vjeçar ka vrarë veten me automatik në lagjen “11 janari” në qytetin e Durrësit. Viktima është identifikuar si shtetasi Erik Laha ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Vetëm disa orë më parë, një 44- vjeçar i dha fund jetës, por me armë. Viktime sipas policisë është 44 vjeçari Sazan Caka, nga fshati Koxhas i Shijakut.
Edhe për këtë vetëvrasje priten hetimet e policisë, e cila ka nisur hetimin dhe po mbledh dëshmitë e familjarëve.