Ballo "Love and Dance" në 14 shkurt

Nese te rinjte kane humbur lidhjen me traditen e vallezimit klasik nje event i rralle ne diten e Shen Valentinit i fton ata te vallezojne dhe dashurojne. Nen ftesen “Vallezo dhe Dashuro” 70 cifte te rinjsh do te vallezojne ne te njejtin ritem ne te njejten mbremje ne ballon “Love &Dance” qe organizohet mbremjen e 14 shkurtit. Nje prej organizatoreve qe eshte njekohesisht edhe instruktore kercimi ne shoqaten “Love & Dance” tregon per nevojen e ringjalljes se vallezimit klasik tek te rinjte.
"Ne e kemi shumë të lidhur kërcimin me dashurinë që në koncept, dhe tek
kjo ballo është më tepër ndërthurja e kërcimit klasik me dashurinë. Për
ti ofruar të gjithë publikut të Tiranës, ose Shqipërisë që do të vijë ta
ndjekë nga afër, një mundësi për ta shfaqur dashurinë si në shekujt e
mëparshëm", thotë Elna Vita, organizatore e “Love & Dance”.
70 ciftet, (disa prej tyre edhe ne jete), do te vallezojne nen ritmet e
valsit duke u rrotulluar rreth nje zemre te madhe qe do te sherbeje si
skenografi duke evokuar keshtu ne Tirane ne hollin e City Park
atmosferen e ballove klasike qe jane kaq te rralla.
"është nga ato ballot që i ngjajnë ballove të përrallave, ose që cdo
vajzë ka ëndërruar të marr pjesë një herë në jetë. Kjo është dhe ideja
kryesore, ta afrojmë më shumë rininë por dhe njerëzit që të thuash, i
kanë lënë pas pak dore traditën e të kërcyerit në cift", thotë Vita.
Bashke me vallezimet dhe veshjet klasike mbremja e 14 shkurtit do te
shoqerohet edhe nga performanca e poezive dhe muzikes se interpretuar
nga nje formacion harqesh nderkohe qe te gjithe pjesemarresit mund te
behen pjese e kesaj atmosfere pasi pista do te jete e hapur per te
gjithe ata qe duan te mbajne me vete nje pjese te se kaluares permes nje
valsi....
Mira Tuci